Valverde në rrezik, Barcelona ka gati zëvendësuesin surprizë

Ernesto Valverde

Barcelona është e interesuar për të marrë trajnerin e River Plate, Marcelo Gallardo, për ta zëvendësuar Ernesto Valverde, nëse vendos përfundimisht për ta shkarkuar.

Katalanasit kanë fituar titullin kampion në dy vitet e fundit nën drejtimin e trajnerit spanjoll, por ky sezon i ri ka nisur keq dhe as tifozët nuk janë më të kënaqur me paraqitjet e skuadrës. Shkarkimi i Valverdes është ende një hipotezë për momentin, por mediat në Argjentinë kanë raportuar se emri i trajnerit që do ta zëvendësojë, nëse vendoset për shkarkim, është ai i trajnerit të River Plate.

Marcelo Gallardo

Gallardo, ish-lojtar i kombëtares së Argjentinës, ka fituar disa trofe që kur drejton klubin e Buenos Aires, mes tyre edhe Kupën Libertadores. Por nëse vjen oferta nga Barcelona vështirë që mund ta refuzojë.

Nuk është hera e parë që Barcelona do të merrte një trajner nga futbolli argjentinas, edhe pse më parë kjo lëvizje nuk ka rezultuar e suksesshme. Katalanasit punësuan Gerardo “Tata” Martino-n në vitin 2013, por aventura e tij në “Camp Nou” zgjati vetëm një vit, pasi humbi titullin kampion në javën e fundit të sezonit.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte
  • LAJMI I FUNDIT | Franca shuan optimizmin, Macron: Negociatat pas reformimit të BE