Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori i SHBA: Dilni masivisht në votime

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 20:41 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori i SHBA: Dilni masivisht në votime

Në ditën e fundit të fushatës elektorale përpara zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett iu bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ambasadori Kossnett iu drejtohet qytetarëve të Kosovës duke iu thënë se edhe një votë e vetme vlen në zgjedhje.

“Në Kosovë, sikurse në SHBA çdo votë vlen. Çdo zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni - më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, thuhet në mesazhin e diplomatit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor ato do të monitorohen nga organizata vendase, por edhe të huaja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani