Aksident në Kosovë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur, viktimat dhe të plagosurit janë nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në autrostradën “Ibrahim Rugova”, pranë fshatit Peqan të Suharekës, në Kosovë.

Mediat në Kosovë raportojnë se 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një furgoni pasagjerësh me një kamion.

Në një postim në “Facebook”, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, shkruan se viktimat dhe të plagosurit janë shtetas të Shqipërisë.

“Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit. Dy janë të vdekur, 4 të lënduar dhe një në gjendje të rëndë. Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë. Jam në vendin e ngjarjes dhe të gjitha ekipet emergjente ndodhen këtu”, ka shkruar Muharremaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2