Barcelona dhe PSG po mendojnë një shkëmbim Neymar-Griezmann!

Francezi Griezmann arriti me shumë bujë në verë nga Atletico te Barcelona, por deri tani nuk ka arritur të tregojë pothuajse asgjë nga talenti i tij.

E njëjta situatë duket edhe për Neymar që mbeti në Paris, pavarësisht dëshirës së tij për t’u rikthyer sërish në Barcelonë.

“Le10sport” shkruan së fundmi se në ditët e ardhshme ky shkëmbim mund të bëhet edhe më konkret. Përveç kartonit të Griezmann, Barcelona do të duhet të paguajë edhe para për të arritur te Neymar, një mik i madh i Messi-t.

Megjithatë, nëse një shkëmbim i tillë do të ndodhte duhet të prisnim të paktën deri në janar ose verën e ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2