”I lidhur me bandat”, PD: Rama sulmon prokurorin, por ka frikë të përmendë bandën

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagoi menjëherë pas deklaratës së zv/kryeministrit Erion Braçe për arrestimin e kreut të Kadastrës në Durrës, Liridon Pulaj.

Alibeaj kërkoi që kryeministri Rama të tregojë bandat që sipas tij u shërben prokurori Arjan Ndoja dhe në vend që t’i bëjë presion drejtësisë të arrestojë të dyja palët.

Sipas Alibeajt kryeministri nuk ia përmend dot emrin bandës se është i lidhur vetë me krimin.

“Deri dje Erion Braçe, së bashku me Edi Ramën i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga ata vetë dhe që akuzohet sot për shpërdorim detyre nga një prokuror që është në shërbim të bandave të Durrësit. Dhe kjo që sapo citova është ajo që është thënë nga Edi Rama dhe Erion Braçe. Ajo që presin shqiptarët nuk është propaganda bajate se fajin e ka opozita. Shqiptarët prisnin sot që Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërbente bandave dhe nxjerrjes para drejtësisë të këtyre bandave që ai i njihka, por nuk ua përmend dot emrin”, deklaroi Alibeaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2