Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I mori 13 mijë euro një shtetasi për ta çuar në Australi, arrestohet në Spanjë shqiptari

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 15:42 | Kronikë
I mori 13 mijë euro një shtetasi për ta çuar në

Është arrestuar në Spanjë shtetasi shqiptar Luan Bundo, i cili është i dënuar me 10 vite burg në vendin tonë për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

“Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës.  Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë shkëmbimit shumë të shpejtë të informacionit  ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Spanjolle, u bë e mundur arrestimi në Madrid, i shtetasit Luan Bundo, 62 vjeç, nga Tirana”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Po ashtu, sqarohet edhe ngjarja për të cilën Bundo është dënuar me 10 vite burg. “Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në  Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh.

Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin  M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vite burgim”, thotë policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli