Manaj shënon sërish në Spanjë, gol me vlerën e 3 pikëve

Në prag të dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, sulmuesi Rey Manaj ka dhënë sinjale se është në formë të mirë, të paktën me skuadrën e Albacete-s në Spanjë.

Manaj ka shënuar një gol me vlerën e 3 pikëve për skuadrën e tij që fitoi minimalisht në transfertë ndaj Alcorcon. Këtë transfertë sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli, por u aktivizua pas 18 minutash loje pas dëmtimi të një prej lojtarëve.

Në pjesën e parë, Manaj u ndëshkua me kartonin e verdhë, ndërsa në minutën e 67, ai ekzekutoi në mënyrë të përkryer një 11-metërsh duke vulosur fatet e këtij takimi.

Ky është goli i dytë për Manajn në Segunda Division në këtë fillim sezoni.

Shkarkoni aplikacionin e A2