Mbi 60 të vdekur në Irak pas protestave, ushtria: Kanë qëlluar snajperë

Publikuar më: 5/10/2019, ora 09:21
9iraa 1024x576

Mbi 60 të vdekur në Irak pas protestave, ushtria: Kanë qëlluar snajperë

Publikuar më: 5/10/2019, ora 09:21

Numri i viktimave në protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Irakun katër ditët e fundit ka shkuar të paktën në 60, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Shifrat janë dyfishuar në 24 orët e fundit, ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë u intensifikuan. Ushtria tha se “snajperë të paidentifikuar” kishin vrarë katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.

Kryeministri Adel Abdel Mahdi tha se “kërkesat e ligjshme” të protestuesve ishin dëgjuar, por apeloi për qetësi.

Protestat nisën fillimisht ditën e martë mes zhgënjimeve për nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Irak, si dhe për korrupsionin.