Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndalimi i ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, reagon Braçe: Prokurori mashtroi Gjykatën

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 12:19 | Politikë
Ndalimi i ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, reagon

Në një deklaratë për mediat mesditën e së shtunës, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar për nisjen e hetimeve për ish-drejtorin e Kadastrës së Durrës, Liridon Pula.

“Prokurori i Durrësit shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!” Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim. Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd”, tha Braçe ndër të tjera.

https://a2news.com/2019/10/04/alibeaj-drejtori-i-kadastres-durres-kusheri-i-braces-nderhyrja-e-tij-kriminale/

Zëvendëskryeministri sqaron se prokurori Arjan Ndoja ka nisur hetimet nisur nga kallëzimi i një personi anonim, që në deklarimet e tij as nuk e përmend në asnjë rresht drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/405349080395419/

“Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të hershëm të ALUIZNI-t që është në arrati sot, nuk ka të bëje më grabitje dhe tjetërsim pronash. Kompania Lura sh.p.k ka ndërtuar me çdo leje të mundshme me marrëveshje dhe kontrata legale, kompleksin Lura 3. ka aplikuar për të marrë sipas ligjit çdo leje, dhe i është shërbyer sipas ligjit sipas lejeve të marra më herët. Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitori, as ndërtuesi as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. Asnjëri prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Unë ja kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ja fshehu dje gjykatës. Drejtuar Arjan Ndojës, madje lëvdohet ky prokuror në këtë kallëzim, janë 5 faqe. Kallëzuesi nuk përmend në asnjë rresht të tij drejtorin e ASHK-së. Ky prokuror ka marrë kallëzim nga shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së ku akuzohen nëpunës të tjerë, por jo drejtori i ASHK-së i vënë nën akuzë nga ky prokuror. Ky fakt ju fsheh dje gjykatës. Prokurori mashtroi dje gjykatën ky si pikënisje të hetimit bëri policinë e Durrësit, edhe kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarit të truallit janë me përqindje duke synuar të mbështesë akuzën për tjetërsim të pasurisë”, tha Braçe.

https://a2news.com/2019/10/04/lihet-ne-burg-drejtori-i-kadastres-se-durresit-brace-akuzon-prokurorin-e-ceshtjes/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani