Vetëhidhet nga ballkoni futbollisti i Partizanit, shpëton mrekullisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në Tiranë, ku futbollisti i Partizanit, Aldo Teqja është vetëhedhur nga ballkoni i katit të 6-të i banesës ku jetonte.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës bën me dije se 24 vjeçari Teqja, në gjendje të rënduar psikologjike është hedhur nga kati i 6-të i ndërtesës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Klubi i Partizanit i cili njofton se fatmirësisht lojtari është jashtë rrezikut për jetën dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Klubi i Partizanit shprehet se është pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.

Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar futbollistin 24 vjeçar të ndërmarrë këtë akt të rëndë, por mësohet se ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës.

Shkarkoni aplikacionin e A2