Zgjedhjet në Kosovë, kryetarja e KQZ thirrje qytetarëve të dalin në votime

Pak orë para nisjes së procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka publikuar një videomesazh ku iu bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë.

Në mesazh, Daka iu kërkon qytetarëve të Kosovës që të kenë me vete një mjet identifikimi dhe të votojnë për partinë që ata dëshirojnë.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Shkarkoni aplikacionin e A2