Arti i qeramikës, Vasillaq Kolevica, “i fundit” i këtij zanati në zhdukje

Një copë balte e kthen në një vepër arti me dy duar dhe një pajisje të thjeshtë rrotulluese. Vasillaq Kolevica është i vetmi qeramikëpunues në Korçë. Qyteti, si për ironi të fatit, edhe pse njihej si një nga trevat qe kishte shume ustallarë qeramike, tani krenohet vetëm me Kolevicën, i cili po mban gjallë artin e të punuarit të argjilës që e kthen në një objekt arti.

Për Kolevicën, profesioni i tij është ndër të parët që njerëzimi ka përvetësuar. Edhe pse mund të duket i thjeshtë në pamje të parë, punimi i qeramikës kërkon shumë përkushtim dhe mund.

Vasillaqi ia ka trashëguar edhe vajzave këtë profesion, madje njëra prej tyre studion punimin e qeramikës në Itali, por është skeptik që metodat e reja teknologjike mund të ruajnë këtë punë artizanale qe ai ka 45 vite qe e bën dhe që në të vërtetë i bën kaq të veçantë objektet që ai i krijon.

I keqardhur që ky profesion thuajse është shuar në Korçë, Vasillaqi ka një apel edhe për institucionet shtetërore, veçanërisht ato që janë përgjegjëse për hartimin e kurrikulave të arsimit profesional.

Edhe pse apelon për mos ta humbur punimin e qeramikës, Vasillaqi është i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në mesazhin për të rinjtë: Me art, mund të jetosh, por nuk mund të fitosh.

Shkarkoni aplikacionin e A2