Haradinaj: Nëse nuk votoni, të tjerët vendosin për ju

Ramush Haradinaj i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin në votime pa marrë parasysh bindjeve politike dhe përkatësisë etnike. “Vetëm me votë vendosim vetë për veten tonë, për ata që nuk votojnë  vendosin të tjerët, ata që votojnë”, tha Haradinaj pasi hodhi votën i shoqëruar nga bashkëshortja Anita.

Haradinaj vlerësoi procesin zgjedhor, duke vlerësuar se deri tani nuk ka pasur asnjë problem apo parregullsi. “Është sukses për Kosovën një demokraci kaq e mirë. Çdo gjë ka shkuar mjaft mirë në të gjithë vendin, në të gjitha pjesën e Kosovës. Jemi në proces të rëndësishëm për vendin. Të gjithë do të vendosim sot ashtu si është e drejtë për vendin tonë”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2