KLP, raport Kuvendit: Mungesë stafi e vakum ligjor në kryerjen e detyrave

Në raportin për 6 muajt e parë të ekzistencës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ankohet Kuvendit si për mungesën e stafit deri tek vakumet ligjore, lidhur me dy detyrat kryesore te tij: ngritja e SPAK dhe zgjedhje e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP, për periudhën dhjetor 2018-korrik 2019, është hasur me vështirësi dhe sfida të mëdha, për kryerjen e detyrave funksionale të tij, si: mungesa e burimeve njerëzore dhe vështirësitë infrastrukturore nga njëra anë, ashtu sikurse mungesa e bazës ligjore për të bërë sa me efektiv ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin nr. 9612016 “Për Statusin e Gjyqtareve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Te vështirësitë, institucioni i drejtuar nga Gent Ibrahimi rendit edhe pasojat e vetting-ut. Për rrjedhojë, kreu i KLP raporton vështirësi në krijimin e strukturave përgjegjëse për shqyrtimin e karrierës së prokurorëve.

Ndër sfidat me te cilat është hasur KLP, mund të përmendim vakumin e krijuar në sistemin e drejtimit në prokuroritë, si pasojë e shkarkimit të drejtuesve të prokurorive gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar. Përballë amullisë ligjore, si pasojë e vonesave në zbatimin e Reformës në Drejtësi, KLP iu desh të rregullonte dhe përditshmërinë prokurorëve si bazën mbi të cilën ata caktohen të përkohshëm, pagesat jashtë orarit të punës, si dhe vlerësimin etik dhe profesional të subjekteve në proces vetting-u. Pavarësisht se vendi po bën dy vite me Kryeprokurore të përkohshme, në dokumentin e firmosur nga Gent Ibrahimi, thuhet se KLP ka qenë rigoroze në zbatimin e ligjit dhe afateve, cilat janë ndryshuar çdo muaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2