Krasniqi: Ka rotacion politik, u tregua se shqiptarët edhe mund të bëjnë zgjedhje me standarde

Analisti thotë se në pritje të rezultateve përfundimtare, diçka mund të thuhet qartë. “Ka rotacion politik në Kosovë. Janë rritur partitë politike që me vite kanë qenë në opozitë, “gjenerata e re”, që ka protestuar dhe që ka kërkuar ndryshim i status quo”.

Krasniqi vlerëson procesin, duke bërë një ballafaqim të natyrshëm me situatën shqiptare. “Asnjë incident nuk pati, asnjë incident me median, u arrestuan të gjithë ata qe fotografuan votën , vetëm media ishte shume e tërhequr. Janë shqiptarë pra, dhe patëm ministra shqiptarë që votuan, ishte ministri i Jashtëm që lëvdon standardet që kemi në Shqipëri, ndërkohë që në Kosovë ka një realitet tjetër” si dhe vlerëson pjesëmarrjen, sepse “44% është jashtëzakonisht e lartë, është të paktën një 60% real, duke parë të ikurit”.

Krasniqi mendon që LDK ka përfaqësuar një ndryshim në politikën kosovare teksa “për herë të parë në botën shqiptare kryetari i partisë nuk kandidon vetëm por shpall rivalin e tij si kandidat për kryeministër”.

Analisti bën një diferencim mes dy kandidatëve që mendohen si fitues. “Janë personalitete të ndryshme. Kurti është politikan jashtëzakonisht i talentuar por që nuk është provuar në vendimmarrje politike, ndërkohë që Osmani ka provuar veten në Gjykatën Ndërkombëtare, si një nga hartuesit në argumentet mbrojtëse për Kosovën,  ndërkohë që përfaqëson një parti me përvojë politike, dhe deri diku është mesazh i mirë për shqiptarët po të ketë një kryeministre femër”.

Shkarkoni aplikacionin e A2