LDK, thirrje qytetarëve për të votuar

Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masivisht të votojnë. Zëdhënësi Besjan Mustafa, në një prononcim për A2, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë. 

“Presim dalje masive të qytetarëve në votime dhe shfrytëzojmë rastin për të ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën themelore për të votuar”, deklaroi Mustafa.

Shkarkoni aplikacionin e A2