Lista Serbe: Nuk i besojmë vëzhgimit të OSBE

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, i shoqëruar me mbi 100 persona, votoi në Mitrovicën e Veriut me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Ai tha se nuk i beson vëzhgimit të OSBE-së, ndërsa nënvizoi se nëse Lista Serbe nuk fiton 10 deputetë, do të fillojë përndjekja e serbëve të Kosovës.

“Nëse Lista Serbe nuk i fiton të gjitha 10 vendet, mund të ndodhë përndjekja masive e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër. Besoj që OSBE do t’i ndalojë manipulimet, ndoshta për ta asgjë nuk është e shenjtë dhe nuk iu besoj fare, kështu që besoj se do të provojnë të bëjnë manipulime të caktuara, përkatësisht që listat e pavlefshme t’i orientojnë nga partitë e Prishtinës”, tha Rakic.

Shkarkoni aplikacionin e A2