MotoGP, “Kanibali” Marquez fiton titullin e 8 kampion

Marc Marquez ka fituar titullin e 8 kampion në karrierën e tij fantastike dhe titullin e 6 në MotoGP.

Piloti spanjoll i Hondës triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke parakaluar në xhiron e fundit pilotin e Yamaha Petronas, Fabio Quartararo.

Në podium ngjitet edhe Vinales me Yamaha zyrtare.

Tjetër zhgënjim për Valentino Rossin, i cili e përfundoi garën vetëm në vendin e tetë.

Kështu, 4 gara nga përfundimi i kampionatit të MotoGP, Marquez mbyll llogaritë me titullin.

Shkarkoni aplikacionin e A2