Osmani: Kemi informacione për disa parregullsi, të mos ketë presion ndaj qytetarëve

Kandidatja e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka pasur informacion për disa parregullsi dhe bëri thirrje që qytetarët të mos kenë presion, në mënyrë që të votojnë të lirë.

“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët e Kosovës që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik. Besoj shumë që nëpërmjet një procesi të lirë dhe demokratik, Kosova të ketë arsye për të festuar. Shpresoj që qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë  për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre”, tha ajo.

“Shpresoj të mos ketë presion. Jemi informuar për disa parregullsi për të cilat do të flasim më vonë. Bëj thirrje që qytetarët e Kosovës të votojnë të lirë dhe të mos ketë presion ndaj tyre. Është me rëndësi që para botës Kosova të tregojë se qytetarët kanë mundësi të votojnë në një proces të lirë dhe demokratik”, shtoi Osmani, e cila tha se pas rezultatit do të mund të flitet për koalicionet e mundshme paszgjedhore.

Shkarkoni aplikacionin e A2