SHBA dhe BE monitorojnë zgjedhjet në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë është angazhuar ndjeshëm në zgjedhjet e ditës së sotme. Kryediplomati Philip Kosnett tha se shpreson që zgjedhjet të zhvillohen të lira dhe në mënyrë demokratike.

Pasi vizitoi një qendër votimi në Graçanicë, ambasadori bëri me dije se Shtetet e Bashkuara kanë mbi 30 ekipe vëzhguesish në të gjithë Kosovën. Kosnett ka vizituar gjithashtu edhe qendra të tjera votimi në Prishtinë dhe Prizren.

Ndërkohë, këto zgjedhje po monitorohen edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian. Kryesuesja e Misionit të BE për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Viola von Cramon, tha se procesi po vijon i qetë, me disa parregullsi shumë të vogla.

“Nga ajo çfarë kemi vëzhguar, rreth 98% është duke shkuar mirë dhe pa probleme”, u shpreh ajo. 

Shkarkoni aplikacionin e A2