Thaçi: Pjesëmarrje sa më e madhe në votime. Sot, le të fitojë Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë masivisht në votimet e ditës së sotme.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, shkroi Thaçi në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2