Voton Albin Kurti: Shans historik, ta kthejmë në festë masive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin të votojnë, për të ushtruar të drejtën e tyre në këtë ditë të “historike” për Kosovën, siç e quajti ai.

“Të gjithë kemi të drejtën e votës dhe ta shfrytëzojmë këtë shans unik për nga karakteri e historik për nga pesha. Le të votojmë dhe të festojmë”, tha ai pasi votoi në Prishtinë.

“Sot është një ditë e veçantë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi a je i pasur, a je i varfër, a je grua a je burrë, a je i ri a je i moshuar, e je nga fshati a je nga qyteti, a ke mbaruar shkollën e lartë, apo jo, të gjithë jemi të barabartë. Ne duhet të presim rezultatet në orët e mbrëmjes dhe votimin masiv të sotëm ta shndërrojmë në një festë masive”.

Shkarkoni aplikacionin e A2