Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

24 pasime për golin e Higuain, rekord për sezonin aktual të Serisë A

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 15:29 | Futboll
24 pasime për golin e Higuain, rekord për sezonin aktual të

Goli i Higuain që vendosi ndeshjen Inter-Juventus në favor të bardhezinjve erdhi pas një serie prej 24 pasimesh.

Aksioni që çoi në golin e sulmuesit argjentinas dhe që i dha fitoren 1-2 Juventusit nisi nga një rivënie anësore e Matuidi dhe u mbyll me një asist të Bentancur, që nxori të lirë përballë portierit numrin 21 të skuadrës së drejtuar nga Maurizio Sarri.

Në këtë aksion, të gjithë futbollistët e Juventusit e prekën topin të paktën një herë, përjashtuar portierin Szczesny.

24 pasimet që çuan në gol janë një rekord për këtë sezon në Serinë A.

https://www.youtube.com/watch?v=RK-jlfB-8PA

A2 CNN Livestream

Dita jonë