Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

3 gola shqiptarësh në Europë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 13:43 | Futboll
3 gola shqiptarësh në Europë

Edhe pse është në listën e pritjes në përfaqësuese, Myrto Uzuni po tregon formë të shkëlqyer në kampionatin kroat. Mesfushori shqiptar shënoi në barazimin 1-1 të Lokomotivës së Zagrebit përballë Rijekës.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe mbrojtësi tjetër i kombëtares Emir Lenjani. Mbrojtësi kuqezi shënoi për Sion në javën e 10 të kampionatit zvicerian, por nuk mundi të shmangë humbjen 2 me 1 përballë Luganos. 

Milot Rashica është edhe njëherë protagonist për gjermanët e Ëerder Bremen. Sulmuesi i Kosovës shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 91-të duke i dhuruar një pikë Ëerder pas barazimit 2-2 me Eintraht Frankfurt. Ky ishte goli i dytë me radhë për Rashicën pas atij ndaj Dortmund, javën që lamë pas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë