Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat ndaj prokurorit të Durrësit, KLP: Paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e procesit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 16:41 | Aktualitet
Akuzat ndaj prokurorit të Durrësit, KLP: Paragjykojnë

Pas akuzave të Kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, për procedurat ligjore të ndjekura prej tij në çështjen gjyqësore ku është marrë si i pandehur Drejtori i Kadastrës Durrës, Liridon Pula, reagon Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Përmes një deklarate për mediat, KLP vëren se “Deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore”.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të vetting-ut.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë. Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë”

Deklarata e KLP
https://a2news.com/2019/10/05/ndalimi-i-ish-drejtorit-te-kadastres-ne-durres-reagon-brace-prokurori-mashtroi-gjykaten/
https://a2news.com/2019/10/04/alibeaj-drejtori-i-kadastres-durres-kusheri-i-braces-nderhyrja-e-tij-kriminale/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu