Basha: Populli i Kosovës, shembull frymëzues!

Pas Metës e Ramës, ka reaguar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha për zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në Kosovës. Në një postim në “Facebook”, Basha uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren.

Më tej, ai shkruan se populli i Kosovës është një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje.

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.

Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare. Urime Kosovë!”, shkruan Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2