Digjet dy automjete te “Vasil Shanto”

Dy automjete u tentuan të digjen mëngjesin e së dielës në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”. Fatmirësisht në vendngjarje ndodheshin disa persona, të cilët nuk lejuan përhapjen e flakëve në dy makinat tip Volswagen Passat dhe Golf 6, duke i shuar.

Sipas policisë makinat e djegura janë në pronësi avokatit Loren Liço dhe të një tjetër personi, Bardhyl Barkaj. Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për ngjarjen ndërsa policia ka sekuestruar kamerat filmike.

Nga hetimet paraprake, Policia dyshon se flakët fillimisht u përhapën në makinën tip Passat të Bardhyl Barkajt, ndërkohë që ngjitur me të ishte edhe mjeti i avokatit Liço. Sipas Policisë dyshohet se shënjestra është automjeti i Barkajt.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të veshur me tuta sportive të bardha i cili i hedh benzinë dy automjeteve ndërkohë që në vendngjarje u sekuestrua një bidon me benzinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2