Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Flasin trajnerët, Juve bind Sarrin, Conte 'pa doreza' për Interin

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 13:11 | Futboll
Flasin trajnerët, Juve bind Sarrin, Conte 'pa doreza' për

Trajneri Sarri u shpreh i lumtur për personalitetin e treguar nga skuadra e tij në triumfin e derbit. Strategu i Juventusit vlerësoi gjithashtu edhe forcën e kundërshtarit.

“Më pëlqeu shumë personaliteti. Përtej nivelit që shfaqëm në lojë, më pëlqeu personaliteti sepse nuk ishte aspak e lehtë të fitoje ndaj një Interi si ky, që nuk kishte asnjë humbje, në një ambient shumë të karikuar dhe me shumë entuziazëm. Më pëlqeu reagimi i skuadrës pasi pësoi gol. Morëm frenat e lojës në kontroll dhe rezultati është pasqyrë e asaj çfarë treguam në fushë. Përballë një Interi të fortë dhe një stadiumi të tillë është e vështirë edhe për një emër si Juventus”, tha Sarri.

Ndërsa për Antonio Konten, Interit i duhet ende shumë punë për të arritur nivelin e bardhezinjve.

“Ishim të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit. Mos të harrojmë që Juventus e ka nisur këtë rrugëtim, 8 vite më parë dhe është rritur vit pas viti ndërkohë që skuadrat e tjera nuk e kanë bërë këtë gjë. Duhet të jemi të sinqertë. Ndaj Juventusit ekziston një hendek i madh që është vështirë të plotësohet për 1 apo 2 vite. Ata janë si një grataçelë që është vështirë të shohësh dritë përpara tyre. Humbëm ekuilibrat me daljen e Sensit. Duke parë statistikat mendoj se edhe mund ta kishim fituar ndeshjen” deklaroi trajneri zikaltër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë