Kastriot Islami: Kosova na dha dy leksione të rëndësishme për demokracinë

Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm, u shpreh në A2 se zgjedhjet e të dielës në Kosovë dhanë dy leksione mjaft të rëndësishme për vendet e rajonit sa i përket funksionalitetit të demokracisë.

Ai vlerësoi organizimin e zgjedhjeve dhe foli edhe për rotacionin politik.

“Kjo etapë e parë, deri në nxjerrjen e rezultatit, është një shembull i mirë i funksionalitetit të demokracisë, në një rajon ku ka shumë probleme me autoritarizmin, me krimin e organizuar dhe me organizimin e zgjedhjeve.

Jemi në një fazë ku është kaluar një moment shumë i rëndësishëm në Kosovë. Sfidat e Kosovës në këto momente janë shumë të mëdha, jo vetëm dialogu me Serbinë, por edhe integrimi në BE.

Rotacioni politik është një mesazh që japin këto zgjedhje të parakohshme, të cilat i nxiti Haradinaj. Shumica e krizave zgjidhen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve. Ky rezultat lexohet në mënyrë absolute si një rotacion i pushtetit. Si sistem, Kosova është testuar mirë pikërisht në këto dy leksione shumë të rëndësishme”, u shpreh Islami.

Shkarkoni aplikacionin e A2