Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Korporata e Investimeve Shqiptare, Ministria e Financave pa listë pronash e projektesh

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 16:18 | Ekonomi
Korporata e Investimeve Shqiptare, Ministria e Financave pa listë pronash e

Ministria e Financave vazhdon të mos japë shpjegime mbi pronat dhe projektet që do të zhvillojë Korporata e Investimeve, drafti i së cilës u miratua sot nen për nen mes debatesh në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. 

Deputetja Edlira Hyseni tha: “Unë nuk e kam kuptuar mirë kush është fokusi real i korporatës dhe kush janë pronat konkrete që mund të zhvillojë”.

“Do të trajtohet më vonë edhe VKM-ja që do të nxirret për këtë qëllim. Do të dalë dhe lista që do të kalojë në përdorim të korporatës”, shpjegoi Elton Haxhi, zv/ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Aktualisht, aksioneri kryesor i Korporatës është shteti me një kapital fillestar prej 3 milionë euro, por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen t’i bashkohen edhe aksionerë të tjerë.

Me ndryshimet e reja, projektligji parashikon që menaxhimi dhe zhvillimi i pronave shtetërore do të bazohet mbi një studim fizibiliteti dhe një projekt të plotë me financim ose bashkëfinancim. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë