“Kosova tregoi maturi demokratike”, Kryemadhi: Organizmi i zgjedhjeve të lira, sfidë për Shqipërinë

“Zgjedhjet e djeshme në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë. Ai ishte një proces zgjedhor shembullor, ku spikati kultura e lartë demokratike, një ballafaqim i alternativave dhe i ideve për qeverisjen e së ardhmes të Kosovës të denja për një demokraci të konsoliduar europiane.”

Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pas publikimit të rezultateve të pjesshme të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Sipas Kryemadhi vlerat e këtyre zgjedhjeve rritet po t’i krahasosh më ato në Shqipëri.

“Vlera e këtij procesi zgjedhor rritet akoma më shumë po të krahasosh cilësinë e tij, me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri ku pamë shfaqjet më të ulëta të trafikimit të votës, me paratë e drogës e të krimit, vjedhjen e pasurisë publike, implementimin dhe shfrytëzimin e  administratës publike, Policisë së Shtetit në favor të mazhorancës për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, shtoi Kryemadhi.

Më tej, Monika Kryemadhi deklaroi se Shqipëria është përballë një sfide madhore të cilën e përcaktoi dhe Bundestagu që është ajo e organizmit të zgjedhjeve të lira.

“Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, ashtu siç edhe u përcaktua nga Bundestagu Gjerman, sfida e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mazhoranca duhet t’i japi fund estradës dhe lojërave politike dhe duhet të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë, partnerët ndërkombëtarë, SHBA, BE, Gjermania dhe të gjithë partnerët europianë, nuk mund të gënjehen më me lojëra”, tha Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2