Kosova zgjodhi, Bakija: Vendimtare, vota e diasporës

Analisti Jetmir Bakija, në një intervistë për A2, deklaroi se koalicioni i mes Vetëvendosjes dhe LDK pritet të ketë mbi 60 vende në Parlament.

“Duket se VV dhe LDK do të bëjnë 50% plus të votave, që i bie që do të kenë mbi 60 deputetë në Kuvend. Ne në Kosovë kemi edhe ulëse për komunitetet jo shumicë, 10+10”.

Sipas tij, formimi i një koalicioni tjetër është i pamundur, ndërkohë Bakija thekson se aktualisht diferenca mes Vetëvendosjes dhe LDK-së është shumë e vogël dhe gjithçka do të vendoset nga vota e diasporës, e cila ka qenë për Vetëvendosjen.

“Është i pamundur një koalicion tjetër. I vetmi koalicion mund të ishte me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka qeverisë Kosovën në 10 vite. Mirëpo, dje kryetari i asaj partie pranoi që ka humbur zgjedhjet dhe se do të shkojë në opozitë. VV dhe LDK kanë deklaruar se do të bashkëqeverisnin, por se do të garonin për postin e kryeministrit”, tha Bakija.

Shkarkoni aplikacionin e A2