Rama uron Kurtin dhe Osmanin për fitoren dhe PDK që pranoi rezultatin

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e hënë me një urim për fituesit e zgjedhjeve në Kosovë dhe mënyrën e organizimit të këtij procesi, i cili u zhvillua në tërësinë e tij pa incidente.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin që arritën në zgjedhje dhe Kadri Veselin për pranimin e humbjes dhe daljen në opozitë

Postimi i Kryeministrit Edi Rama

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare🇽🇰Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”

Shkarkoni aplikacionin e A2