Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rektorët, ankesa Ruçit: "Po mbyllet mësuesia, shkenca pa fonde, grada pa kriter"

Nga A2 CNN
7 Tetor 2019, 16:35 | Sociale
Rektorët, ankesa Ruçit: "Po mbyllet mësuesia, shkenca pa

Në prag të fillimit të vitit akademik dhe të hartimit të buxhetit të ri, rektorët kërkojnë ndihmën e kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi për rritjen e financimeve në arsimin e lartë.

Në të dytën tryezë të organizuar nga kryeparlamentari Ruçi, drejtues të universiteteve publike dhe private dhanë  alarmin se kërkimi shkencor po shuhet për mungesë fondesh, titujt dhe gradat e pedagogeve po jepen pa kriter, ndërsa doktoraturat janë bllokuar prej vitesh.

Ndërsa drejtuesit e universiteteve në rrethe shprehën rrezikun e mbylljes së degëve të mësuesisë. Forcimi i kritereve në programet e mësuesisë  duhet të shoqërohet sipas tyre me rritje page për  këtë profesion.

https://a2news.com/2019/09/29/regjistrimet-ne-universitete-gjysma-e-kuotave-te-paplotesuara-mbyllen-dege-ne-rrethe/

Kryetari i Kuvendit ka premtuar mbështetje për shkollat e larta dhe një buxhet më të mirë në 2020.

Në kuadër të marrëveshjes me universitetet dhe në prag të 100 vjetorit të parlamentarizmit, kreu i kuvendit kërkoi nga universitetet mbështetje në aktivitetet që do të organizohen.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu