Rezultatet në Kosovë, presidenti Thaçi: Të formohet qeveria e re sa më shpejt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e konsideron pozitiv procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se qytetarët dhe partitë politike zhvilluan zgjedhje shembullore, dinjitoze, të lira dhe demokratike.

“Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tani të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, shkruan presidenti Thaçi.

Postimi i Presidentit, Hashim Thaçi

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”.

Shkarkoni aplikacionin e A2