Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Vuçiç: Lista Serbe me 10 deputetë në parlament

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbajti një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duke folur në Beograd, ai tha se Lista Serbe mori fitoren më të mirë në historinë e saj duke siguruar 10 deputetë në Kuvend.

Vuçiç komentoi dhe partitë e tjera politike duke shprehur mospëlqimin e tij për rezultatin e arritur nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Megjithatë, Presidenti serb u shpreh i gatshëm të negociojë me çdo qeveri të re të Kosovës, ndërsa theksoi se shpreson që taksa të pezullohet.

Ndër të tjera, Vuçiç u shpreh shumë i lumtur për rezultatin e dobët, që sipas tij ka arritur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinaj. 

Shkarkoni aplikacionin e A2