Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve, ndjek LDK dhe PDK

Opozita fiton zgjedhjet ne Kosove. Vetëvendosja e Albin Kurtit udhëheq rezultatet me një avantazh të lehtë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës së Vjosa Osmanit. Janë numëruar rreth 98% e fletëve të votimit dhe Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 25,6%.

Forcë e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës e Kadri Veselit, që zyrtarizoi qëndrimin në opozitë. Koalicioni AAK-PSD, i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj është ndalur në 11,5% të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt ka marrë 4,9%. Sa i përket komuniteteve, Lista Serbe ka marrë numrin më të lartë të votave me 6,4%.

Në fjalën e tij para mbështetësve të Vetëvendosjes, Kurti shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Megjithatë la të kuptohet se nuk do të bëjë lëshime sa i përket postit të Kryeministrit. “Me Lidhjen Demokratike të Kosovës kemi pasur bashkërendim të mirë opozitar, është për të ardhur keq që nuk e shndërruam në projekt të përbashkët me koalicion parazgjedhor siç pata propozuar unë, megjithatë jemi ku jemi dhe unë ua shtrij dorën e bashkëpunimit si kryeministër i Kosovës pas këtyre zgjedhjeve me peshë historike”.

LDK dhe kandidatja për kryeministër, Vjosa Osmani, u shprehën më të përmbajtur duke thënë se do të presin numërimin e të gjitha votave për rezultatin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë pohoi se është e gatshme për koalicion me të gjitha partitë, përveç Partisë Demokratike të Kosovës.

“Natyrisht që në fund do ta respektojmë vullnetin e sovranit. Vetëm pasi të numërohet edhe vota e fundit, atëherë mund të flasim për koalicionin. Përveç me PDK-në, me parti të tjera mund të bisedojmë”, tha Osmani.

Shkarkoni aplikacionin e A2