Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bombardimet në Siri, Trump: Do shkatërroj ekonominë turke po e tepruan

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 09:57 | Bota
Bombardimet në Siri, Trump: Do shkatërroj ekonominë turke po e

Donald Trump reagoi ashpër ndaj bombardimeve turke në Siri, dhe paralajmëroi të shkatërrojë ekonominë e vendit, nëse Ankaraja i kalon kufijtë. Bombardimet pasuan vendimin e papritur të presidentit amerikan për të tërhequr forcat nga Siria verilindore.

Në një seri postimesh në rrjetin social Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë mbrojti vendimin e tij, edhe pse ai i hapi rrugën Turqisë të niste ofensivën kundër luftërarëve kurdë përgjatë kufirit. Tërheqja e trupave u kritikua ashpër edhe nga aleatët republikanë të Donald Trump.

Më herët gjatë së hënës, Trump tha se ishte zgjedhur për t’i dhënë fund atyre që i quajti luftra qesharake, dhe deklaroi se forcat e tjera të përfshira duhej t’i jepnin drejtim situatës. Reagimi pasoi një telefonatë me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan gjatë së dielës, pas të cilës Shtëpia e Bardhë njoftoi se Turqia do të vazhdonte me operacionin e planifikuar prej kohësh në veri të Sirisë.

Por pas akuzave të aleatëve kurdë të SHBA se ata u qëlluan me thikë pas shpine, presidenti amerikan ju hakërrye Ankarasë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë