Çelja e negociatave, ministret femra të Edi Ramës i shkruajnë parlamentit holandez

Tetë ministre të Qeverisë shqiptare i janë drejtuar me një letër ekzekutivit dhe parlamentit holandez me kërkesën për hapjen e negociatave. Në letrën prej 4 faqesh, anëtaret e kabinetit rendisin një seri arritjesh që ka bërë vendi ynë, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministret thonë se qeveria është e vetëdijshme se ka ende shumë rrugë për të bërë, por nuk mund t’ia dalë mbanë e vetme. “Ka natyrisht, nga ata që nuk duan që ta fitojmë këtë betejë. Mjerisht, ato përfshijnë disa në vendin tonë, disa që janë gati të humbasin sepse e kuptojnë se një Shqipëri moderne, përparimtare, evropiane nuk do të jetë një vend për ta. Ata e kuptojnë që sa më shumë që Shqipëria bëhet Evropiane, aq më shumë nuk do të jenë në gjendje të mbajnë në dorë pasurinë dhe fuqinë e tyre të paligjshme”, thuhet në letër.

Shkarkoni aplikacionin e A2