Dhuna ndaj grave, raporti: 22% nuk tregojnë nga turpi dhe frika

Jo çdo gjë është ashtu siç duket. E kur flitet për dhunën ndaj grave shumë prej tyre e përjetojnë në forma të ndryshme, por nuk e tregojnë nga turpi dhe frika.

Sipas raportit më të fundit të OSBE-së në Shqipëri, 22% e të anketuarave pranuan dhunën fizike dhe seksuale kryesisht nga partneri dhe që në moshën 15-vjeçare.

Por 90% e të intervistuarave mendojnë se dhuna ndaj grave është një dukuri e zakonshme. Për një burrë jo shqiptar, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, mendon se duhet të ndryshojnë sjelljet e meshkujve shqiptarë ndaj femrave.

Gjatë prezantimit të raportit, doli se vetëm në 8 muaj kanë bërë kërkesë për mbrojtje 1900 gra nga 3200 raste dhune të raportuara. Por kur flitet për gjykatat nuk mungojnë vendimet absurde deri dhe qesharake.

Për herë të parë në Tiranë është hapur qendra e viktimave të dhunës seksuale. Deri tani janë trajtuar 23 raste ku 11 prej tyre janë fëmijë.

Shkarkoni aplikacionin e A2