Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bojkot për deklaratën pro Hong Kongut, NBA në hall me Kinën

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 23:27 | Sporte të tjera

Daryl Morey, menaxheri i ekipit të Houston Rockets në NBA, nuk do të kishte menduar kurrë që një status në Twitter, si ato që postonte përditë,  mund të shndërrohej në një çështje diplomatike me pasoja potencialisht katastrofike jo vetëm për ekipin e tij, por për të gjithë kampionatin e basketbollit amerikan.

“Bosi” i Houston postoi të dielën një Twitter ku shkruante ”Të luftosh për lirinë. Nga ana e Hong Kongut”. Bëhet fjalë pikërisht për sloganin e përdorur nga protestuesit që prej javësh manifestojnë në rrugët e ish-kolonisë britanikë për të kërkuar më shumë të drejta dhe mosndërhyrjen e regjimit kinez në metropolin që ende gëzon një autonomi nga Pekini.

Daryl Morey në Shanghai

Por postimi i Morey nuk u gëlltit nga autoritetet kineze, që filluan menjëherë të vepronin me fakte kundër interesave të ekipit të tij dhe NBA. Kompanitë kineze si Li Ning që sponsorizonin shumë kampionë të basketbollit amerikan vendosën të ndërprisnin kontratat,  televizioni shtetëror kinez ka anuluar transmetimin e disa ndeshjeve stërvitore të NBA që u zhvilluan në Kinë, me justifikimin se “Çdo koment që sfidon integritetin territorial kombëtar nuk hynë tek  e drejta e fjalës”.

Flitet për miliona dollarë që po digjen për amerikanët, por që mund të ketë pasoja akoma më të rënda marketingu duke parë 640 milionë tifozët, kryesisht kinezë, që ndjekin ndeshjet e NBA në Azi, që vlejnë rreth 4 miliardë dollarë të përfituara nga federata dhe direkt nga yjet e saj.

Menjëherë statusi i Morey u zëvendësua me një tjetër ku menaxheri kërkon ndjesë për fyerjen e popullit kinez, dhe se kishte “shprehur njëmendim për një çështje shumë të ndërlikuar”.

Edhe james Harden i kërkoi ndjesë kinezëve

Ndërkohë ylli i Rockets, James Harden shkruante në rrjetet sociale “E duam Kinën!”, ashtu si kreu i federatës Adam Silver që foli hapur për një ”fyerje të tifozëve kinezë dhe një dëm për të gjithë NBA”.

Por për të komplikuar edhe më shumë gjerat ja që ndërhynë edhe politika, ku anëtarë demokratë dhe republikanë kritikuan sakrifikimi e të drejtës së fjalës për hir të parave kineze. Ajo që është sigurte, është që Morey dhe kolegët e tij do të mendohen dy herë para se të shprehen më për gjithçka që vjen nga ato anë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani