Giampaolo larg Milanit, pasdite firmos ish-trajneri i Interit

Luciano Spalletti nuk është më një opsion për stolin e Milanit. Ish-trajneri i Inter u përfol nga mediat italiane si pasues i Marco Giampaolo në stolin e “Djallit”, por problemet kontraktuale me zikaltrit, nuk e lejojnë italianin të kaloj në skuadrën tjetër të Milanos.

Edhe pse u shkarkua, Spalletti ka një kontratë deri në vitin 2021 me Interin.

Tashmë, emri më konkret për të marrë drejtimin e Milan, është një tjetër trajner me të kaluar tek rivalët e përjetshëm, Stefano Pioli.

Gjithsesi edhe ky i fundit mbetet nën kontratë me Interin dhe kërkon 5 milionë euro për të shkëputur marrëdhëniet, shifër që konsiderohet e lartë nga zikaltrit. Megjithatë, “Sportmediaset” shkruan se pasditen e së martës palët do të nënshkruajnë kontratën.

Shkarkoni aplikacionin e A2