Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hapja e negociatave, "Jo" nga Holanda? Cakaj: Nuk kam frikë nga votat kundër

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 11:23 | Politikë
Hapja e negociatave, "Jo" nga Holanda? Cakaj: Nuk kam frikë nga

Ministri i Jashtëm në detyrë, Genc Cakaj priti homologun e tij austriak, Alexander Shallenberg, i cili rinovoi mbështetjen e Vjenës për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. I pyetur nëse i trembej një vote kundër të Holandës, Cakaj tha se po punonte për të kundërtën.

“Para se të druhem për votat kundër të secilit vend anëtar, mund të konfirmoj se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar vota pro. Ndaj unë nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për votat pro”, tha ministry Cakaj.

https://a2news.com/2019/10/02/qendrimi-i-holandes-rutte-per-shqiperine-mungesa-e-perparimit-na-shqeteson/

Ndërsa ministri austriak, Shallenberg përsëriti qëndrimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet dhe tashmë është në dorë të BE të bëjë atë që i takon.

“Qëndrimi dhe pozicioni i Austrisë është shumë i qartë. Ne duam të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave. Në Bashkimin Evropian, ne besojmë, se kjo ka të bëjë me kredibilitetin e tij. Ne kemi paraqitur kushte të cilat tani janë plotësuar dhe tani është radha e Bashkimit Evropian të bëjë atë që i takon në këtë marrëveshje”, u shpreh diplomati austriak.

https://a2news.com/2019/10/04/korrupsioni-dhe-droga-holanda-shqiperia-nuk-eshte-gati-per-be/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli