Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Haradinaj pa “dorashka”: Kurti është mashtrues, PDK kërkoi ndarje të Kosovës

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 15:22 | Kosova
Haradinaj pa “dorashka”: Kurti është mashtrues, PDK

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se zgjedhjet në Kosovë kishin qenë demokratike dhe se nuk do ta kontestonte rezultatin e tyre.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës akuzoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të mbajë premtimet, ndërsa për PDK-në tha se mbështet ndarjen e Kosovës.

“VV nuk është ajo që është premtuar. Ekziston mundësia reale e një mashtrimi dhe e një zhgënjimi të qytetarëve. Shpresoj që unë të jem gabim”, tha Haradinaj.

https://a2news.com/2019/10/07/haradinaj-zgjedhjet-shembull-per-rajonin-vendimi-per-doreheqjen-u-tregua-i-drejte/

Haradinaj, ju përgjigj gjithashtu edhe deklaratave të Borrel, se Kosova nuk është shtet. Në një postim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj i kujton njeriut që pritet të udhëheqë politikën e jashtme të BE-së se njohja sipas të drejtës ndërkombëtare nuk e bën apo zhbën qenësinë e shtetit.

“Njohja është akt politik dhe nuk e përcakton funksionaltetin juridik e politik të shtetit”, thotë ish-kryeministri.

Deklarata të tilla, sipas tij, tregojnë nivelin e ulët të besueshmërisë dhe njohjes sipërfaqësore të çështjeve të Ballkanit nga ana e Borrel. “Besojmë fuqishëm se degradimet, shkarjet, dhe ofendimet e tilla, nuk do të lejohen më nga institucionet e BE-së”, vijon me tej Haradinaj.

https://a2news.com/2019/10/07/kush-eshte-opozitari-i-perjetshem-qe-pritet-te-drejtoje-kosoven/
https://a2news.com/video/albin-kurti-tani-jemi-ne-qeveri-gati-per-bashkepunim-me-ldk/

A2 CNN Livestream

Dita jonë