Kadia: Kosova e dështuar nëse Kurti implementon idetë e tij

Besart Kadia, drejtuesi i “atlasi.al”, i ftuar në Ditarin e orës 13:00, foli për zgjedhjet e së dielës në Kosovës, ku dhe pse ende nuk është zyrtarizuar rezultati përfundimtar, Albin Kurti me shumë mundësi do të jetë kryeministri i ri i vendit.

Kadia, teksa e sheh nga ana ekonomike këtë lëvizje në drejtimin e Kosovës, shprehet se nëse Kurti do të implementojë idetë e tij, do të jetë një rrezik për Kosovën.

“Kosova është një vend në proces tranzicioni drejt një ekonomie konkurruese globale që do të integrohet ekonomikisht. Nuk mundet kurrë sesi që Kosova të sillet ashtu siç pretendon zoti Kurti, të bëjë rishpërndarje të pasurisë, të bëjë shtetëzime, të luftojë pabarazinë. Këto nuk mund të ndodhin pasi Kosova ka të njëjtat shqetësime që kanë të gjitha vende e tjera të Ballkanit. Për këtë arsye, retorika e tij shfrytëzon mjaft mirë këndvështrimin populist. Nuk është e mundur. Nëse do të synojë të bëjë shtetëzime apo të luftojë pabarazinë, gjasat janë që Kosova të mbetet në vend nga ana ekonomike. Për hir të së vërtetës, Kosova ka një ekonomi që ka performuar më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2