“Kosova s’është shtet”, Haradinaj dënon deklaratën e pasuesit të Mogherinit

Deklarata e Borrel se Kosova nuk është shtet përderisa nuk e ka njohur, Kina, Rusia dhe India, ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një postim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj i kujton njeriut që pritet të udhëheqë politikën e jashtme të BE-së se njohja sipas të drejtës ndërkombëtare nuk e bën apo zhbën qenësinë e shtetit.

“Njohja është akt politik dhe nuk e përcakton funksionaltetin juridik e politik të shtetit”, thotë ish-kryeministri.

Deklarata të tilla, sipas tij, tregojnë nivelin e ulët të besueshmërisë dhe njohjes sipërfaqësore të çështjeve të Ballkanit nga ana e Borrel. “Besojmë fuqishëm se degradimet, shkarjet, dhe ofendimet e tilla, nuk do të lejohen më nga institucionet e BE-së”, vijon me tej Haradinaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2