Kurti takon ambasadorin amerikan, DASH: Qeveria e re të rifillojë bisedimet me Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Filip Kosnet është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Diplomati amerikan vlerësoi pozitivisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe uroi Kurtin për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve, sipas një deklarate të Vetëvendosjes.

Gjatë takimit, Kurti është shprehur se do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi gatshmërinë e tij për rifillimin e bisedimeve me Serbinë, por nënvizoi se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e me parime të qarta.

Ndërkohë, për zgjedhjet në Kosovë publikoi një deklaratë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit: “Udhëheqja e re e Kosovës duhet të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2