Lajmi që prisnin të gjithë fansat, Playstation 5 po vjen, nuk mungojnë risitë

Miliona fansa të Playstation mezi prisnin lajmin. Jim Ryan, presidenti i Sony Interactive Entertainment, ka zbuluar se versioni i ri i pajisjes, që normalisht do të quhet PS5, është pothuajse gati dhe do të dalë në treg brenda vitit të ardhshëm.

Objektivi i shtëpisë prodhuese japoneze do të ketë kësaj radhe një përfshirje më të madhe të shqisave të përdoruesve. Për këtë arsye, dridhja karakteristike e telekomandës do të ndryshojë sipas kontekstit të lojës, dhe do të ketë modifikime edhe në butonat L2 dhe R2, që do të jenë më të sinkronizuar.  

Falë disqeve të reja të teknologjisë “Blu Ray” me kapacitet 100 GB e sipër, lojërat në 4k do të vazhdojnë të shiten në dyqane, përtej pjesës online, dhe se do të jepet mundësia të instalohet loja tërësisht ose të ndash pjesën sigle-player nga ajo multiplayer, falë një sistemi operativ tërësisht të rishikuar.  

Shkarkoni aplikacionin e A2