Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Londër, 500 arrestime në protestat kundër ndryshimeve klimaterike

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 19:41 | Bota

Rreth 500 arrestime janë kryer dy ditët e fundit në Londër, ku mijëra aktivistë që protestojnë kundër ndryshimeve klimaterike kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit britanik.  

Pjesëmarrësit më të nxehtë janë ato që i përkasin grupit Extinction Rebellion (Rebelim nga Zhdukja), të cilët kanë organizuar evente të ngjashme në Gjermani, Austri, Australi dhe Zelandën e Re.

Sot janë arrestuar 152 persona, ndërsa 471 janë arrestuar dje, ndërkohë që shumë prej tyre nuk shkuleshin nga toka përballë parlamentit.

“Jemi njerëz normal që duan të shprehin kundërshtimin ndaj ritmeve të avashta të masave kundër ndryshimeve klimaterike, por qeveria duket sikur nuk dëgjon”, thotë një nga protestueset.

Grupi dëshiron që qeveria britanike të reduktojë gazrat serrë në zero deri në vitin 2025, kundër vitit 2050 që deklaron qeveria britanike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani