Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pak aplikues në Universitetin e Durrësit, studentët nga rrethet pa konvikt

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 17:10 | Aktualitet

Një numër më të vogël aplikuesish për studimet e larta ka shënuar këtë vit edhe universiteti “Aleksandër Moisiu në Durrës, krahasuar me një vit më parë. Ulja e numrit të aplikuesve, shoqëruar kjo edhe me rritjen e mesatares kryesisht për degët e mësuesisë, ka bërë që këto degë të kenë një numër më të vogël maturantësh të regjistruar deri më tani. Këto fakte i ka bërë të ditura për A2 CNN rektorja e universitetit Aleksander Moisiu. Nëse shikojmë regjistrimet, kemi një rënie të lehtë të numrit të regjistruarve, kemi regjistruar rreth 67% të kuotave, për gjithë fakultetet. Fakulteti i Edukimit ka rënie për shkak të rritjes së notës mesatare në hyrje. Kemi tre programe që janë nën 20%, tre degë të mira dhe të orientuara në treg, përveç këtyre nuk kemi dege që rrezikojnë te mos hapen”, thotë rektorja e UAMD, Kseanela Sotirovski. Ndonëse universiteti i Durrësit renditet i dyti në vend sa i takon numrit të studentëve që studiojnë në të, problem mbetet mungesa e një konvikti për studentët qe vijnë nga rrethet. “Për sa i përket infrastrukturës, jemi mbrapa, kjo është një pikë e jona e dobët”, pranon Sotirovski. Një interes të shtuar për këtë vit akademik në universitetin Aleksandër Mosiu, kanë marrë degët profesionale, të cilat duket se janë më të preferuarat për maturantët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli